
Boksieri gjakovar me shtetësi zvicerane, kampion I Evropes , Arnold Gjergjaj, ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. Boksieri i kategorisë së rëndë të premten vonë triumfoi në Bazel të Zvicres përballë kundërshtarit nga Hungaria, Zoltan Csala. Gjergjaj i njohur si ‘The Cobra’ fitoi në një duel interesant pas 8 raundesh, me vendim unanim të gjyqtarëve (78:74 / 79:73 / 79:73).
Kjo fitore e afron edhe më shumë Gjergjajn drejt ëndrrës së tij, që të boksoi kundër Vladimir Klitschkos për titullin botëror.