“Nga gjimnazi Hajdar Dushi” kanë dalë emra të shquar që kanë dhënë kontribut të madh në çështjen kombëtare ndërsa, kuadrot e dala nga këtu kanë qenë edhe bazë e themelimit të universitetit të Prishtinës”, ka thënë Buxhovi duke përmendur emrat e shquar të Besim Bokshit, Ali Podrimes, Teki Dervishit, Kadri Kusarit e të tjerëve.
Buxhovi ka shprehë kënaqësinë që sot bashkëbisedon me nxënës e të rijnë që paraqesin ardhmërinë e shëndosh të vendit.
“Ky bashkëbisedim po bëhet në mënyrë që t’u krijohet një lidhje e natyrshme me krijuesin dhe krijimtarinë si vlerë shpirtërore në rrethanat kur ju, për fat të keq, nga politika e papërgjegjshme shqiptare , që me keqqeverisje ua ka humbur ardhmërinë, jo vetëm që privoheni prej tyre, por akulturoheni nga çdo pikëpamje”, ka thënë Buxhovi pra gjimnazisteve gjakovarë.
Ndërsa drejtori i gjimnazit Bedri Cahani ka falënderuar mysafirin e nderuar Jusuf Buxhovi për kohën e kaluar dhe bashkëbisedimin me nxënësit gjimnazist duke e konsideruar si nje nga mysafiret e rrallë te kesaj vatre arsimore.(gjakovapress.info).