Në radhët e Vëllaznimit më efikasi ishte amerikani Broks Phil me 22 kosha dhe 12 asistime I pasuar nga Dino Hoxhic me 19 kosha, Mario Hajdic me 15 dhe Korab Prekazi me 13 shënime. Ndërkaq në radhët e mysafirëve basketbollisti Coles Stephen ka shënuar 23 kosha.
Atmosfera në Pallatin e Sporteve, të dielën në mbrëmje ishte e zjarrtë dhe aksionet e bukura të Vëllaznimit u shpërblyen me duartrokitje.