Komuna e Gjakovës falenderon punëtorët e ndërmarrjes KRM Çabrati për gadishmërinë në pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nga dëbora.
Drejtoria për Punë Inspektuese, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me hyrjen në fuqi të rregullores për Shërbimet Publike dhe Rendin Komunal, largimin e borës dhe akullit nga sipërfaqe publike të komunës së Gjakovës e kryen operatori ekonomik i cili është i obliguar të veproj në kohë, kështu që të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe automjeteve. Ndërsa pastrimin e borës nga trotuaret, para ndërtesave afariste, institucioneve apo shoqatave duhet ta kryejnë edhe pronaret ose shfrytëzuesi e lokaleve afariste apo objekteve. Gjatë pastrimit të trotuareve nga pronaret ose shfrytëzuesit e lokaleve, ndalohet hedhja e borës në sipërfaqe të rrugës, ashtu që bora e pastruar duhet të grumbullohet në trotuar apo në cep të rrugës aty ku më së paku e pengon qarkullimin e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve. Pastrimin e borës në pjesët e trotuareve ku nuk ka ndërtesa, ose hapësirat e shesheve, vendkalimet në parqe, vendkalimet në ura, vende për të cilat nuk përkujdeset askush, do t’i kryejë operatori ekonomik i cili është i obliguar që borën dhe akullin e grumbulluar në skaje të trotuarit, ta bartin menjëherë në vendet e përcaktuara nga organi kompetent, por jo më vonë se 3 ditë. Inspektoret e Shërbimeve Publike në kuadër të Drejtorisë për Pune Inspektuese, do të fillojnë me inspektime me qellim të konstatimit të gjendjes faktike, prandaj njoftohen qytetaret dhe operatori ekonomik i kontraktuar se në rast të mos respektimit të rregullores në fuqi do të ndermirën masat ndëshkuese me gjobe.