“Kultura është një mënyrë, me të cilën njerëzit lidhen, njihen, afrohen, kuptohen, falë komunikimit ndërmjet tyre. Qëllimi i kulturës është, gjithashtu, t’i japë një kuptim jetës. Por, jeta pa besim s’ka kuptim”, shkruan Mexhid Yvejsi në hyrje të këtij libri.
Me botimin e këtij libri, Instituti Ibni Sina synon të hedhë dritë mbi figurat intelektuale shqiptare, të cilat më pak janë njohur nga lexuesi i sotëm dhe në këtë mënyrë të hidhet një hapë drejt zgjerimit të studimeve më të hollësishme rreth këtyre figurave shqiptare. Ky libër gjithashtu zbardhë trashëgiminë tonë shpirtërore dhe intelektuale dhe është udhërrëfyes për studime të mëtutjeshme.
Libri “101 Personalitete (Fetare, Atdhetare, Kulturore dhe Letrare)”, Prishtinë, 2013, ka 580 faqe .