Gjakovapress

Dragusha: Jemi të zhgënjyer por Vëllaznimi do të mbetet në superligë

Barazimi i djeshëm dhe tensionet e krijuara në fushë në ndeshjen Vëllaznimi-Gjilani  kanë qenë temë debati edhe një ditë pas kësaj loje. Më së shumti janë zhgënjyer me rezultatin dhe epilogun,  futbolldashësit  që dje krijuan atmosferë të rrallë që mund të shifet  në stadiumet tona. Por, sipas kapitenit të skuadrës gjakovare, Alban Dragusha edhe futbollistët  e kanë përjetuar mjaftë rëndë barazimin e djeshëm.
“ Na vie keq për tifozët që krijuan aso atmosfere që rrallë shihet në stadiumet tona dhe me rezultat u zhgënjyen, por ta dini se edhe  ne po ndjehemi keq për gjithë atë që ndodhi në ndeshjen e djeshme. Duket se na mori me vete edhe atmosfera aq madhështore që na krijuan simpatizuesit dhe i gjithë qyteti. Ne u angazhuam por Gjilani u paraqit me skuadër shumë të fortë”, ka thënë Dragusha.
Ai thotë se futbollistët po bëjnë përpjekje që kjo ndeshje të harrohet sa më parë dhe ti kthehen takimit të barazhit me Ferizajn.
“Jam i bindur se me një mobilizim të gjithëve do të mbesim në superligë. Krejt forcat tash do ti orientojmë kah ndeshja e barazhit” ka thënë Dragusha.
Ai ka falënderuar tifozerinë dhe gjithë qytetin e Gjakovës për mikpritjen që i kanë bërë atij dhe gjithë futbollistëve.
“Kjo është një ndjenjë e papërshkruar për mua. Kam bukur do vite në futboll por me Vëllaznimin dhe tifozët e zjarrtë që ka ky klub me traditë,  po kalojë ditët më të bukura”, ka përfunduar Dragusha i bindur se Vëllaznimi edhe në kampionatin e ardhshëm do të bëjë gara në superligë..

Exit mobile version