“Për nder të të gjithë Dëshmorëve, Martirëve dhe të Zhdukurve të komunës sonë, ne si insitucion së bashku me të gjithë familjarët e të rënëve do të mbjellim fidane. Secili prej tyre do të mbart emrin përkatës, andaj ftojmë familjarët e dëshmorëve, martirëve dhe të zhdukurve të qytetit që të jenë të pranishëm në varrezat e Martirëve në Çabrat me datë 22 Prill nga ora 11:00.”, thuhet mes tjerash në njohtimin e komunës duke bërë me dije se , mbjellet e fidaneve do të zhvillohen nëpër të gjitha rajonet e komunës së Gjakovës në data të caktuara deri më 5 Qershor 2019.
“Gjakova ka një trung të fortë degët e së cilës ia prenë padrejtësisht!”thuhet në njohtimin e komunës.