Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për Kryetar të Komunës i cili do të ketë ngjyrë të verdhë dhe një për Kuvend Komunal i cili do të ketë ngjyrë të kaltër. Hapi I parë është që pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimet janë të vulosura. Pastaj në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat. Hapi I tretë është që në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni vetëm një kandidat. Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimet para se të largoheni nga kabina. Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të identifikimit: Letërnjoftim, Pasaporta apo mjafton të keni edhe patentë shoferi. Të gjitha vendvotimet do të happen të dielen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.