“Pas angazhimeve maksimale të stafit të KRU Gjakova, arritëm në përfundim të sanimit të defektit i cili ishte shumë i mundimshëm. Brenda 1 ore fillon lëshimi i ujit dhe pastaj me mbushjen e rezervarit në Qerim do të fillon edhe furnizimi i qytetarëve. I falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim” thuhet në njoftimin zyrtar të KRU Gjakova.