Adhuruesit e futbollit dhe të skuadrës Vëllaznimi në Gjakovë sot me pikëllim kanë marrë lajmin për vdekjen e Fatmir Zhubit, I njohur me nofkën Xheki. Ai që në moshën 18 vjeçare iu përkushtua futbollit me një dashuri të zjarrtë për arritje sa më të mëdha të Vëllaznimit. Ishte futbollist I gjeneratës së art të Vëllaznimit kur pushtojë majat e suksesit por edhe ndihmës trajner dhe trajner I skuadrës “Kuq e Zi”. Ai dha kontribut të posaçëm gjatë periudhës së mëvetësimit të sportit kosovarë, kur ndeshjet zhvilloheshin nëpër fusha e luadhe dhe nën vëzhgimin e rreptë të policisë serbe e cila nuk dëshironte që të rinjtë shqiptarë të zhvillonin gara.
Varrimi i të ndjerit u bë me nderime te premten, /23 Maj 2014,/ në varrezat e qytetit ne Gjakove.