Filloi ndërtimi dhe rinovimi i ndërtesës së komunës
Gjakovapress
Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Gjakovës do të marrë pamje të re. Të hënën kanë filluar punimet në zgjerimin dhe renovimin e objektit të Kuvendit Komunal të Komunës së Gjakovës.
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini vlerësuan se ky projekt është I rëndësishëm jo vetëm për stafin e administratës komunale, por edhe qytetarët e Komunës së Gjakovës, pasi me objektin e ri do të përmirësohen edhe shërbimet për ta.
Ky projekt që ka kushtuar mbi 2.5 milion euro, është financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe shtetet evropiane, teksa janë duke u realizuar në komunën e Gjakovës edhe projekte tjera milionëshe, përfshirë këtu projektin e Ngrohtores së Re të qytetit, atë të Impiantit të Ujërave të Zeza e të tjera.