Mollët vendore, nga plantacionet e pakta të fermerëve gjakovarë kanë filluar të dalin në treg duke e zbritur çmimin e lartë të importit. Absurdi më i madh është se në tregun tonë, një kilogram banane që importohet nga vendet afrikane është më i lirë se një kilogram mollë që mundë të kultivohet kudo.
Dikur komuna e Gjakovës ka qenë e njohur për qindra hektarë me plantacione të mollës në kuadër të kombinatit bujqësor industrial “Ereniku” , ndërsa sot janë vetëm 70 hektar.