Futbollistët e Vëllaznimit kanë mposhtur të mërkurën Dukagjinin e Klinës me rezultat 3 me 0(1:0) në kuadër të javës së 13-të të Ligës së parë futbollistike të Kosovës dhe me këtë kanë radhitur fitoren e tetë me radhë.
Nga ndeshja në ndeshje Vëllaznimi po dëshmonë angazhim dhe cilësi në lojë që po reflekton me kryesimin e tabeles klasifikuese.
Vëllaznimi aktivizoi këtë njëmbëdhjetësh: Muhaxhiri, Qarkagjia, Kasapi, Tetrica, Ylber Myrta,(R.Juniku), Gjeraj, Buqaj (Yll Myrta), Dylazeka, Zeka(Gojani), Bardhoku dhe Bushaj.