Vizita e monumenteve kulturore e historike, Çarshisë së vjetër, Urave karakteristike dhe kuzhinës tradicionale të Gjakovës do të plotësohej me ambientet magjepse të Luginës së Valbonës. Kjo dëshmohet edhe këtë verë kur Lugina e Valbonës dhe e Thethit, është nga më të vizituarat në këtë sezon turistik. Kryesisht mbizotërojnë vizitorët nga Gjermania, Polonia dhe Çekia, të cilët vlerësojnë natyrën e bukur, mikpritjen dhe traditën, por kërkojnë cilësi dhe garanci për akomodimin dhe shërbimin shëndetësor. Atyre sigurisht se do t ju plotësohej kjo kënaqësi po të vizitonin edhe Gjakovën. Distanca mes këtyre dy qendrave prej afro 60 km, (Gjakove- Bajram Curr 38 km dhe Bajram Curr –Valbonë 25 km), si pjesë të Malësisë së Gjakovës, nuk është e madhe, ndaj brenda ditës apo më shumë ditëve do të mundë të realizohej një pako e këndshme turistike në relacionin Gjakovë- Valbonë. Kjo mbetet në duart e agjencive turistike dhe menaxherëve turistik që organizojnë udhëtime e vizita të turistëve të huaj e gjithsesi edhe në një organizim më të mirë në promovimin e këtyre zonave.