Në Spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” sipas raportit të sotëm janë të hospitalizuar 98 pacientë të dyshuar me Covid-19, që është për 16 numri më i vogël se një ditë më parë.
“Janë të shtrirë 98 pacientë 66 prej të cilëve janë të konfirmuar me Covid-19. Në oksigjenoterapi janë 75 pacientë, 6 në CPAP maskë dhe 1 i intubuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Spitalit të Gjakovës”.
Infektimit me koronavirus nuk i kanë shpëtuar as mantelbardhët e spitalit. Me covid pozitiv janë 4 mjekë, 12 infermier dhe 6 nga stafi tjeter mjekësor i spitalit.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të shkuara janë infektuar vetëm 3 persona nga komuna e Gjakovës duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 1 mijë e 738 persona me Covid-19. Janë të shëruar 37 pacientë duke e sjell numrin e të shëruarve në 1.163. Ka një rast të vdekjes duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 71 raste të vdekjes.
Momentalisht në komunën e Gjakovës janë 504 raste aktive me Covid-19.