Site icon Gjakovapress

Gjakova me zero raste me Covid 19

Data 14 Janar 2021 do të mbetet e shënuar në periudhën e pandemisë Covid-19, për faktin se në komunën e Gjakovës, pas disa muajsh, nuk u regjistrua asnjë rast infektimi. Sipas raportit 24 orësh janë shëruar 13 pacientë duke arritur numrin e përgjithshëm në 1 mijë e 962. Kurse numri i të infektuarve, nga  muaji mars e deri më sot ka arritur në 2 mijë e 203 raste. Janë regjistruar 96 raste të vdekjeve. Aktualisht janë 158 raste aktive.

Qendra Spitalore Isa Grezda, me shërbimet e veta shëndetësore vazhdon të mbetet në mbështetje të të infektuarve nga Covid-19. Në repartet e spitalit sipas raportit te sotëm, janë të hospitalizuar 48 pacientë. Prej tyre 21 janë të konfirmuar pozitiv . Me oksigjeno-terapi, po trajtohen 20 pacientë kurse në respirator është një pacientë.

Exit mobile version