Gjakova po synon të bëhet kryeqendër e kulturës shqiptare. Tashmë ka filluar festen e verës me një manifestim kulturor që zgjatë gjatë muajve Korrik e Gusht. Me moton “Kultura shqiptare festohet n’Gjakovë”, festivali sjell performanca artistike, muzikë dhe aktivitete të ndryshme që nderojnë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve. Në fakt me performancën e bukur të artistit Endrit Xërxa dhe bendit të tij, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja mbrëmë u hap zyrtarisht, për herë të dytë në Gjakovë, festivali “Ditët e Shqiptarit”, i organizuar nga Fondacioni për Gjakovën dhe Komuna e Gjakovës.
Në hapje të Fetsivalit Ditët e Shqiptarit, kryetari komunës Ardian Gjini, u shpreh se “Gjakova do të mbetet gjithmonë një qytet i hapur për kulturën. Ky festival, sipas tij, do të sjellë ditë të bukura plot art, muzikë dhe atmosferë shqiptare, duke e kthyer Gjakovën në skenën më të bukur të verës. Ai ka falënderuar ekipin që është angazhuar për këtë festival.
Ndërkaq, Ermal Hasimja nga Fondacioni për Gjakovën tha se me këtë festival po mundohemi që Gjakovën ta profilizojmë si qyteti më shqiptarë i shqiptarëve.
Në natën e parë të festivali u shfaq koncerti i grupit Blla-blla në Çarshinë e madhe.
Te parku Ali Podrimja sonte ka jehuar kënga e bukur qytetare në interpretim të Art Orkestra me solistët Vegim Peja, Dren Zhuniqi dhe Ardit Tafarshiku.
Atmosferë fantastike u krijua në Çarshinë e madhe ku para një numri të madh të vizitoreve u prezantua grupi Offchestra .