Gjatë 24 orëve të shkuara në komunën e Gjakovës janë infektuar 21 persona duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 1.735 persona me Covid 19. Nuk ka pasur të shëruar. Nga fillimi i pandemisë deri me sot janë shëruar gjithsejtë 1.126 pacientë.
Në komunën e Gjakovës nga muaji mars e deri më sot është raportuar për 539 raste aktive por edhe për 70 raste të vdekjeve.