Sipas zyrës informative të turizmit në Gjakovë, gjatë këtij vitit qytetin e Gjakovës e kanë vizituar afro 6 mijë turistë, prej të cilëve prijnë polakët dhe çekët. Këto vizita po realizohen edhe në kuadër të paketave turistike të lidhura me Valbonën e Shqipërisë. Kapacitetet ekzistuese të vendosjes së turistëve nuk e kalojnë numrin prej 300 shtretërve.
Për trendet e turizmit në qytetin e Gjakovës, udhëheqësi i Zyrës së Turizmit në Gjakovë, Kujtim Rrahmani thotë se ato janë pozitive por duhet punuar akoma më tepër në krijimin e parakushteve, nga krijimi i zinxhirit të shërbimeve nga transporti dhe mënyra e arritjes në Gjakovë, vendosja në hotele apo bujtina, përgatitja e ushqimit tradicional dhe atij bashkëkohor e deri te ciceronët dhe materiali i bollshëm promovues i turizmit gjakovarë.