Derisa ende po jehon e freskët kënga “Një shok në sofër na mungon”, këngëtari i shquar i muzikës popullore Edi Furra ka surprizuar fansat e vet duke edituar edhe një hit të ri veror, këngën me titull “Hajde gjakovare”. Është një këngë me tone Çame, por, që vjen me një orkestrim të veçantë dhe, kuptohet, tekst krejtësisht tjetër, që i kushtohet nënave, bashkëshorteve, motrave e vajzave përgjithësisht.
Videoprojekti “Hajde gjakovare” është realizuar nëpër ambientet atraktive të Gjakovës, kryesisht në Çarshinë e Madhe.
Audio është promovuar në Radio Gjakova ndërsa si video projekti “Hajde Gjakovare” tashmë mundë të ndiqet edhe në kanalin “Youtube”.