Gjakovapress

Hendboll Vëllaznimi- Besa Famiglia 30 :38

Vellaznimi hendbollHendëbollistët e Vëllaznimit  pësuan humbje në ndeshjen e fundit të këtij kampionati në lojë me Besa famiglia, 30:38. Në Pallatin e sporteve të shtunën në mbrëmje ishin mbledhur nja 400 adhurues të hendbollit për ti dhënë përkrahje hendbollistëve kuq e zi, por kjo nuk mjaftoi për të arritur fitore ndaj një kundërshtari që gjatë gjithë kampionatit nuk din për humbje. Pejanët që nga fillimi e deri në fund avancuan.
Lojtarët më efikas në radhët e Vëllaznimit ishin Rinor Muhaxheri me 8 gola dhe Isuf Leka me 6, ndërsa në radhët e Besës më efikasi ishte Kushtrim Kastrati me 6 gola. Në radhët e pejanëve luajë edhe dy hendbollistë gjakovarë, Alban Dobroshi dhe Kastriot Jupa.

Exit mobile version