Komuna e Gjakovës ka premtuar se mërgimtarëve do t`u krijojë kushte më të volitshme për marrjen e shërbimeve të ndryshme publike. Është zgjatur edhe orari i punës në sportelet e administratës për nxjerrjen e dokumenteve të nevojshme si dhe janë shtuar masat për një qytet të pastër e të gjelbëruar. Punetoret e Ndermarjes Publike Cabrati nga mëngjesi deri në mbrëmje po kujdesen për pastëtinë e rrugëve më frekuentuese e bashkë me te edhe me kujdesin për oazat e gjelbra. Në qendër janë mbjellur edhe qindra lukle tjera të cilat ia kanë shtuar bukurinë qendrës.
Mirëpo parkut të Gjakovës aktualisht po I mungon diçka! E vetmja fontanë e dimesioneve të mëdha në Gjakovë, që ishte ndërtuar vite më parë, duke krijuar një imazh të bukur për qendrën e qytetit, këto dite të vapës nuk po funksionon. Derisa parku qendror ku është ndërtuar fonatana, është mjaft I frekuentuar këtyre mbrëmjeve të korrikut , do të ishte mirë që organet komunale të ndërmarrin masa për riaktivizimin e saj.