Lorik na trego si arrite të jesh student I Akademisë së Muzikës në Darmstadt të Gjermanisë.
Qëllimin e kisha nga fillimi të jem pjesë e klasës së profesorit Tilman Hoppstock dhe pas një pune intensive disa vjeçare arrita të kem nivelin e mjaftueshëm të pranohem në këtë lloj akademi me traditë mbi 200 vjeçare. Mund të them se provimi pranues ishte mjaft sfidues dhe pas pranimit kënaqësia ishte e dyfishtë ! Së pari sepse të jesh student në një institucion ku kanë diplomuar emra të mëdhenj të muzikës klasike është kënaqësi e madhe , dhe e dyta studimet janë relativisht të vështira sepse ka një plan-program të përgatitur nga ekspertë të fushës.
Si po të shkojnë studimet?
Studimet deri tani po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam arritur të thith mjaft shumë informata gjatë këtyre dy viteve të fundit dhe po hyj në vitin e tretë edhe më i përgatitur dhe me vullnet edhe më të lartë për një progres të mëtutjeshëm.
Ju mbajtët koncert në Gjakovë si ju priti publiku dhe çfarë vepra luajtët.
Koncerti në Gjakove shkoi me mjaft sukses dhe më erdhi mirë që interesimi i publikut ishte i lartë . Luajta repertorin që e kam përgatitur gjatë muajve të fundit. Pak a shumë sipas shijes sime muzikore dhe stilit të epokave që unë i preferoj më së shumti, pra me diversitet të kompozitorëve dhe stileve….(më gjërësisht në numrin më të ri të revistes Gjakovapress nr. 128)