Gjakovapress

Ismet Peja për Bik Ndojen

 

 

 

Ismet PejaVeterani i këngës popullore Ismet Peja e vlerëson lartë figurën e Bik Ndojës i cili sa herë ka vizituar Gjakovën është ndjerë i lumtur.

‘Bik Ndoja mbetet legjendë e muzikës shqipe. Ishte reformator i muzikës shqipe, kishte një zë të shkëlqyer dhe ishte një personalitet në vete. Njëri zotëri, i urtë dhe i këndshëm në bisedë’, kishte deklaruar në një intervistë për Radio Gjakovën, veterani i mzikës shqipe, Ismet Peja pasi në Shkodër e kishte realizuar një këngë të Ramazan Çekes, ‘Nusëron jarja me ty’ që ia kishte dedikuar këngëtarit Bik Ndoja.


Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare bilbili i këngës qytetare shkodrane, Bik Ndoja. Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur si Bik Ndoja, është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Adhuruesit e muzikës në Gjakovë duke pasur një simpati të veçantë për këngët shkodrane gjithnjë me ëndje kanë përcjellë dhe shijuar këngët e Bik Ndojes, i cili bashkë me kolegët e tij Shyqyri Alushi, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi, etj., kanë qenë dhe mbeten bilbilat e këngës popullore shkodrane.

Exit mobile version