Në fakt me fitoren kundër Lipjanit me rezultat 88:66 Vëllaznimi edhe zyrtarisht konfirmohet si kampion i Ligës së Parë. Pas kësaj ndeshje iu dorëzua edhe kupa fituese. Në edicionin 2014/15 Vëllaznimi do të garojë në ETC Supeligën e Kosovës në Basketboll.
Në klub , edhe para kësaj fitore, me një organizim të ri dhe mbështetje të komunës, qysh tash ka filluar të ndjehet atmosfera e superligës. Urime djelmoshave të kryetrajnet Hashim Rraci.