Kjo fitore erdhi pas një debakli dhe starti tejet të dobët të skuadrës në stinorin pranveror me dy humbje, me Istogun dhe KEK-un si dhe me dorëheqjen e kryetrajnerit Ajet Shosholli. Pas këtyre zhvillimeve drejtues të klubit ndërmorën masa për të kthyer vetëbesimin dhe atmosferën triumfuese në radhët e futbollistëve, ndërsa në anën tjetër në kërkim të një kryetrajneri të ri që do të drejtojë skuadrën deri në fund të kampionatit kanë gjetur Blerim Mulen. Emërimin zyrtar të kryetrajnerit kryesia e ka prezantuar te merkuren ne mbremje.
Njohtimi i Kryesise se klubit:
Kryesia e Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”(Gjakovë) në mbledhjen e vetë të mbajtur të mërkurën, pas ndeshjen Vëllaznimi-Ramiz Sadiku, morri vendim që kryetrajner i ri i Klubit të jetë Blerim Mula.Menjëherë pas kësaj, kryetrajneri i ri, Blerim Mula, në përputhje me kompetencat që i ka me aktet normative të Klubit ka zgjedhur bashkëpunoëotrët e vetë dhe për këtë e ka njoftuar Kryesinë e Klubit. Bashkëpunëtor të Blerim Mules janë: Arsim Gojani, Luan Tabaku dhe Veton Doli.
Shtabi i ri teknik, do të fillon me punën e vetë me lojtarët, menjëherë, të enjten, më 27.03.2014.