Lojë cilësore dhe angazhim maksimal i hendbollistëve të Vëllaznimit bëri që të shtunën në mbrëmje në pallatin e sporteve “Shani Nushi” të mposhtet Kastrioti i Ferizajt 42:36 (20:18). Vëllaznimi gjatë gjithë lojës dominoi dhe avansoi edhe në 9 gola epërsi ndaj një kundërshtari të fortë por që sonte u gjunjëzua në Gjakovë. Më efikasi në radhët e Vëllaznimit ishte Egzon Lluka me 12 gola të shënuara.