Site icon Gjakovapress

Komuna e Gjakovës, ka 78.699 banor, 15.459 më pak se në 2011!

Në vend se të ketë rritje të popullsisë shënohen rënie.  Komuna e Gjakovës, ka 78 mijë e 699 banor, apo 15 mijë e 459 banorë më pak se në regjistrimin e vitit 2011, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës e cila dje ka bërë publikimin e rezultateve të para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.  Nga ky numër, 39 mijë e 451 i takojnë gjinisë femërore, ndërsa 39 mijë e 248 gjinisë mashkullore.

Sipas të dhënave, të ASK-së, në Gjakovë jetojnë 72 mijë e 96 shqiptarë, 15 serb, 41 boshnjak, 10 turq, 536 rom, 1 mijë e 74 ashkali, 4 mijë e 738 egjiptian e 14 goran. 28 prej të regjistruarve janë nga komunitetet tjera, deri sa 147 qytetarë kanë preferuar të mos përgjigjen për përkatësinë e tyre etnike. Sa i përket religjionit, 63 mijë e 353 qytetarë janë deklaruar  se i takojnë besimit islam, 11 mijë e 527 atij katolik, 24 ortodoks,  ndërsa 2 mijë e 454 nuk kanë dhënë përgjigje për përkatësinë religjioze.

Nga numri i përgjithshëm i popullsisë, 78 mijë e 340 qytetarë janë deklaruar se gjuhë amëtare kanë gjuhen shqipe, 29 gjuhen serbe, 46 boshnjake, 13 gjuhen turke dhe 202 gjuhen rome. Në të dhënat për ekonomitë familjare sipas numrit të anëtarëve,  nga numri i përgjithshëm prej 18 mijë e 538, familjet katër anëtarshe janë me numrin më të lartë, me 3 mijë e 528 familje. Ndërsa ekonomitë familjare me 8 e  9 dhe më shumë se 10 anëtarë janë me numër më të vogël. Në të dhënat për numrin e ndërtesave të shfrytëzueshme, numri i banesave të zbrazëta në Gjakovë  është 8 mijë e 360.

Exit mobile version