Gjakovapress

Konstituohet Asambleja Komunale e fëmijëve të Gjakovës

Asambleja e femijeveNë kuadër të 9 Majit-Ditës së Evropës, të enjten  është bërë konstituimi i Asamblesë Komunale për Fëmijë të Gjakovës, ku pas tre propozimeve të dalura nga fëmijët asambleistë, kryetare për dy vitet e ardhshme është zgjedhur Stina Nagavci. Paraprakisht, Urim Fazlija, udhëheqës i Sektorit të Rinisë në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport u ka dëshiruar mirëseardhje fëmijëve të cilët për dy vite do të përfaqësojnë interesat e tërë fëmijëve të komunës së Gjakovës.

Lumnije Shllaku, udhëheqëse e Zyrës për Barazi Gjinore ka shpjeguar se ky aktivitet mbahet në kuadër të 9 Majit-Ditës së Evropës, duke pohuar se shtetet që synojnë Bashkimin Evropian duhet të zbatojnë kriteret, siç janë edhe të drejtat e fëmijëve që janë paraparë edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, Diana Çarkaxhia, drejtore e Drejtorisë së Arsimit ka uruar fëmijët për këtë iniciativë duke ofruar përkrahjen institucionale dhe të çdo natyre tjetër.

Armend Vokshi, drejtor i Administratës është shprehur se kjo iniciativë është për tu çmuar dhe se në këtë mënyrë u ipet e drejta e fëmijëve. Nga Fatmir Berisha, zyrtar i Komunës së Gjakovës për Integrime Evropiane janë ofruar të dhëna mbi historikun e Ditës së Evropës, shtetet anëtare të BE-së, si dhe  obligimet që duhet të përmbushin shtetet të cilat pretendojnë të jenë anëtare të BE-së.

Në fund, Valdrin Zhubi ka shoqata ”Save The Children” e cila ka qenë organizatore e këtij projekti që është implementuar nga shoqata “Iniciativa 6”, ka folur për historikun e shoqatës si dhe për promovimin, avokimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të komunës së Gjakovës në përgjithësi, pas konstituimit të Asamblesë Komunale për Fëmijë.

 

Exit mobile version