
Kompanija Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” njofton konsumatorët se gjatë Festës së Kurban Bajramit, përkatësisht nesër me 21 Gusht, do të punojë vetëm Kujdestaria e cila do të bëj zbrazjen e kontejnerëve në banesa kolektive. Luten konsumatorët e amvisërisë dhe bizneset tek të cilët bëhet mbledhja e mbeturinave në këtë orar, do të thotë, ditën e Martë, që mos të nxjerrin mbeturinat jashtë oborreve apo hapësirave tjera. Ndërsa nga data 22 Gusht, të mërkurën, Kompania do të vazhdojë veprimtarinë e saj me orarin e zakonshëm, thuhet në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati”