
Fjala është për vazhdimin e fazës së dytë të projektit për ndërtimin e kanalit të mbyllur derivues me vlerë prej 400 mijë euro si dhe të vazhdimit të fazës së dytë të projektit për prodhimin e ujit në fshatrat e Anadrinit në vlerë prej 250 mijë euro.
Në njoftimin e KRU Radoniqi theksohet se krahas furnizimit te qëndrueshëm të konsumatorëve me ujë 24 orë pa ndërprerë , kjo kompani është duke realizuar edhe projekte shumë të rëndësishëm dhe strategjike , ku veç vitin e kaluar ka investuar 1 milion e 332 mijë euro. nga mjetet vetenake dhe investime të jashtme.