“Unë falënderoj familjen e Favzi Ramës e Faton Domit si dhe gjithë bashkëlojtarët e Favziut dhe Fatonit e të mitë që kanë gjetur kohë që së bashku t’i kujtojmë bashkërisht dy shtyllat e klubit Prishtina. Yjet nuk shuhen kurrë dhe ne çdo herë do t’i kujtojmë me krenari dhe mall sepse ata i bën vetes një vend në historinë e futbollit të Kosovës. Në emër të familjeve u falënderua Faruk Domi, ndërkaq në emër të ish drejtuesve të KF”Prishtina” falënderime shprehu Bajram Tmava. Në fund presidenti Vokrri ua dorëzoi nga një mirënjohje pas vdekjes familjes Rama e Domi, sikur që presidenti Vokrri shtroi një drekë për të gjithë pjesëmarrësit e këtij tubimi.