Ai ka thënë se në afro 30 xhami të komunës së Gjakovës janë bërë përgatitjet e duhura për ta kremtuar këtë festë.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë njofton se manifestimi qendror për festën e Kurban Bajramit mbahet në xhaminë Sylejman Hadim Ages në Gjakovë. Manifestimi fillon në ora 05:10, me thirrjen e ezanit të sabahut nëpër të gjitha xhamitë e Gjakovës dhe me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të ketë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga imamet . Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:25 minuta.
Të themi në fund se Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë të gjithë vizitorët, për urimin e festës së Kurban Bajramit, do t’i mirëpret nga ora 09:00 deri në ora 11:00 .
Redaksia e revistes Gjakovapress iu uron gjithë besimtarëe të besimit Islam, festen e Kurban Bajramit.