
Edhepse ndeshja e fundit e zhvilluar në Kaqanik mes Lepencit dhe Vëllaznimit ka përfunduar me rezultat 1 me 0, megjithatë tri pikë do ti takojnë Vëllaznimit, pasiqë skuadra e Lepencit kishte aktivizuar një lojtarë pa të drejtë loje. Me këto tri pikë të reja nga rezultati zyrtar 0 me 3 ndaj Lepencit, Vëllaznimi merr kryesimin ne tabelen e garave të Ligës së parë futbollistike të Kosovës.