Gjakovapress

Luftëtari humbi derbin e Ligës së dytë me Rahovecin 1:2

LuftettariNë stadiumin e futbollit në Brekoc në praninë e nja   1 mijë adhuruesve të futbollit, mes të cilëve kishte edhe tifoz nga Rahoveci,  të mërkurën pasdite u zhvillua ndeshja kampionale e Ligës së dytë futbollistike të Kosovës në mes të luftëtarit dhe Rahovecit që u mbyll me fitoren e mysafirëve me rezultat 1:2. Të parët në avantazh arritën Luftëtarët qysh në minutën e 7” përmes sulmuesit Robert Berisha  por gëzimi I tyre zgjati shumë shkurt pasi, 2 minuta me pas  mysafirët nga gjuajtja e lirë dhe distanca gati 25 metërshe barazuan e më pastaj nga goditja nga këndi dhe ndërhyrja me plasim topi, arritën ta ngrisin rezultatin në 2 me 1 në favor të tyre.
Në pjesëlojën e dytë Luftëtari u angazhua më shumë, pati edhe një futbollistë më tepër në fushë, pasi një nga lojtarët mysafir u ndëshkua me karton të kuq, por nuk arriti as të barazoi. Kështu me këtë humbje Luftëtari i  Brekocit lëshoi një rast të mirë që ta merr kryesimin në Ligën e dytë, grupi A.

Exit mobile version