Me prezantimin e poezive nga 15 poet nga Gjakova dhe më gjerë, me recitimet e vargjeve të poetëve të shquar gjakovar nga aktoret Vlera Pylla dhe Yllka Lota, të premten në mbrëmje u mbajt edicioni i 59-të i Mitingut të Poezisë në Gjakovë me organizim të klubit letrar, Gjon Nikollë Kazazi. Me këtë rast u prezantua “Antologjia e poetëve të Gjakovës” në shqip e greqisht e përkthyer nga poeti nga Shqipëria, Iljaz Bobaj. Autori Bobaj tha se Gjakova është qendër e emrave të njohur të letërsisë shqipe.
Edhe këtë vit u ndan çmimet tradicionale te Mitingut. Çmimi Yllka Domi, i takoi poetes Fjolla Muhaxhiri Agusholli.
Çmimi Din Mehmeti për librin më të mirë të botuar mes dy mitingjeve iu nda Halil mateshit për librin “Poema e Halilit”. Poezia më e mirë e lexuar sonte dhe çmimi Ali Podrimja iu nda poetit Bekim Kelmendi për poezinë “Ëndërrime”.