Institucioni Shëndetësor “Fati Im” nën përkrahjen e Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës të shtunën organizoi “Simpoziumin Ndërkombëtar mbi Riprodhimit Human”. Në hapje të Simpoziumit foli dr. Afrim Muhaxheri I cili përgëzoi ekspertët për kontributin e dhënë në avancimin e kësaj fushe të mjekësisë ndërsa kujtoj se sivjet bebja e parë në Kosovë mbush 10 vite.
Ky takim ishte rast i mirë dhe një mundësi ideale ku u prezantuan risitë e fundit ne teknologjitë e riprodhimit te asistuar dhe se bashku me ekspertë Evropian u debatuan problemet, sfidat dhe mënyrat qe pacienteve kosovar t`iu ofrohen shërbime sa me cilësore te nivelit te njëjtë si ne qendrat tjera evropiane te shteteve te zhvilluara.
Dr Sattler I cili vazhdimisht punon në bartjen e përvojave gjermane të fekondimit artificial tek mjekët kosovarë tha se Institucioni Shëndetësor ‘Fati im’ në saje të punës së suksesshme ka arritur standardet evropiane në fushën e riprodhimit human
‘Sukseset dhe tradita jonë në organizimin e simpoziumeve me këtë tematikë me ekspertë botërorë si dhe angazhimi i përbashkët në këtë drejtim, në simpoziumin e sivjetmë, ishte kontribut i fuqishëm në avancimin shkencor dhe profesional të Riprodhimit Human’, tha Dr.Afrim Muhaxhiri, kryetar I Këshillit organizativ dhe drejtues I Qendrës për Trajtimin e Infertilitetit – Spitali Special FATI IM, Institucion ky që sivjet feston ditëlindjen e 10-të bebes së parë me IVF në Kosovë.