Në fjalën e tij, ish komandanti i Brigadës “137 Gjakova”, Agron Kryeziu, ka folur për veprën atdhetare të Aziz Dacit ku ndër të tjera ka theksuar se i ndjeri kontribuoi me forcën e dashurisë për atdheun, me humanitetin shpirtëror dhe njerëzor për vendin tonë që të jetë i lirë. Bashkëluftëtarja Mimoza Shala, ka rikujtuar veprën e Azizit, luftën e tij dhe angazhimin në jetë që kishte të vetmin qëllim që Kosova të jetë e lirë, që fëmijët të jenë të lirë. “Azizi më parë jepte kokën se sa të lejonte të rrezikohej jeta e shokëve. Sa herë që isha pranë Azizit, ndjeja veten më të sigurt. Në çdo aksion hynte guximshëm dhe i bindur se do të fitoj. Për Azizin, detyrë mbi detyra ishte obligimi dhe përkushtimi me tërë qenien për çështjen kombëtare shqiptare, çlirimin e Kosovës” është shprehur Shala.
Në këtë mbledhje kanë kujtuar jetën dhe veprën e Aziz Dacit edhe kryetari i shoqatës së luftëtarëve të UÇK-së, Sadri Hoxha, si dhe në fund të tubimit babai i Azizit, Idriz Daci falënderoj për pjesëmarrje në ngushëllim të pranishmit duke shprehur se ndarja e Azizit është e rëndë por prezenca kaq e madhe e qytetarëve na lehtësoj dhembjen.
Aziz Idriz Daci, ka lindur me 20 Shkurt të viti 1979 dhe pas ka lënë dy djemtë. Varrimi i të ndjerit pas homazheve është bërë në varrezat e dëshmorëve në Gjakovë me ceremoni ushtarake.