“ Tahir Emra në punimet e para me laps dhe thëngjill nisur që në rini si nxënës i shkollës së Artit në Pejë si dhe kur i vazhdonte studimet e larta në Beograd u dallua si vizatues i talentuar që me magjinë e majës së mprehtë të plumbit penetroi në botën e vizave, njollës së përhimët dhe pasurisë tonale të këtij mjeti të thjeshtë” shkruan Buza.
Sipas tij, Emra dhe të tjerët kanë luajtur rol të rëndësishëm në emancipimin e shoqërisë kosovare si dhe afrimin ndërmjet dy pjesëve të trungut të ndarë padrejtësisht, transmeton koha.net
Tahir Emra ka lindur më 10 mars 1938 në Gjakovë. Ai ka diplomuar në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd në vitin 1966. Veprat e tij gjenden në shumë galeri, muze dhe koleksione private dhe janë vlerësuar lart në aspektin artistik. Ai është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.