Site icon Gjakovapress

Mos e keqpërdorni, po na kërcnohen reduktimet e ujit të pijes

Në ditët kur temperaturat e ajrit janë të larta dhe kur kosnumimi i ujit të pijes shtohet shumë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova ka bërë thirrje për mos keqpërdorim të ujit. Këtë herë apelin e kanë quajtur  të rëndësisë së lartë.

“Të ndalen urgjentisht keqpërdorimet e ujit të pijes dhe shpenzimi i panevojshëm. Niveli i rezervuarve ka rënë në minimumin e tij, nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm, rrezikojmë që sëshpejti edhe në qytetin e Gjakovës të aplikojmë reduktime të furnizimit. Uji të përdoret vetëm për nevoja esenciale. Edhe pse prodhimi ka arritur maksimumin e mundshëm, një mijë litra në sekondë , nuk mjafton, ngase shpenzimi është enorm” thuhet në apelin e KRU Gjakova.

Exit mobile version