
Etapa e tretë e pushimeve të verës në muajin Gusht ka sjellë në bregdetin shqiptar dhe të Malit të Zi fluksin e madh të pushuesve. Në pikat pushuese gjatë udhëtimit me veturë dhe autobusë të shumtë, zakonisht tek karburantet ku ndalojne autobuset, pushuesit kosovarë mezi i zënë restaurantet. Për një kafe duhet të presish në radhë!!! Ky fluks i madh ka bërë që të krijohen kolona të gjata të automjeteve përgjatë autostrades së kombit dhe në drejtim të Shkodres dhe Ulqinit tutje.
Derisa pritjet në pikën kufitare Kosovë –Shqipëri në Qafë Morinë, kolonat lëvizin shpejtë, por telashet fillojnë nga Miloti deri në Shkodër, kur kolonat e veturave ecin me një ndërprerje të vazhdueshme. Udhëtuam me 20 Gusht, dhe përjetuam ecjen e ngadalshme me ndalesa në temperatura të larta të ajrit, në rrugën Milot- Shkodër me një apo dy orë vonesë. Kjo gjendje e bezdishme bëhet deri tek Lezha ku një numër I pushuesve kanë destiacion Shëngjinin. Më pastaj pushuesit që ia mësyejnë Velipojes do të kenë sërish ballafaqim me kolonat e gjata.
E ata që kanë dsetinacion Ulqinin apo qytetet tjera të këtij bregdeti, I prêt edhe një orë pritje derisa të vijnë tek pika kufitare Muriqan. Procedurat e kalimit janë të shpejta, por për të arritur deri aty të nevojitej sëpaku një orë në kolonën që në pikë të diellit ecë më ngadal.
Prandaj nëse ia mësyeni Shëngjinit, Velipojës e Ulqinit, përgatituni për një “durim” paraprak të udhëtimit, gjithsesi me veturat me kondicioner!