
Mëngjeset e Korrikut për shumë bashkëqytetarë kalohen në ambientet e bukura të Shkugëzes. Kështu është edhe këtë të shtunë. Këtë postim e titulluam “Një kafe në Shkugës për mirëmëngjesi!” për gjithë adhuruesit e kafesë dhe të natyrës. Kafeja e ka “bishtin” pas- muhabetin, që nisë e mbaron me përditshmërinë tonë. Mërgimtarët që kanë ardhë për pushime në vendlindje, janë vizitorët e “rinj”. Ata po çmallen me vendlindjen, të afërmit dhe shoqërinë…