“Kinematografia dhe arti i ndërthurur në të është reflektim dhe edukim i një shoqërie … është një influencë pozitive për inspirim dhe zhvillim” – Tom Sherak, ish-president i Academy Awards.
Gjatë vitit 2016, ajo që nisi si njënevojë urgjente e inspiruar nga mungesa e një kinemaje për më shumë se 26 vite në qytetin e Gjakovës, në muajin korrik të 2019, nis edicionin 3 të programit, me në prapavijë më shumë se 70 ngjarje artistike e kulturore e audiencë të akumuluar që kalon 8,000 spektatorë.
Ky projekt tashmë është strukturuar në ombrellën e OJQ “DU ART”, me një ekip të zgjedhur, i cili shumicën e angazhimit e dedikon si punë vullnetare dhe kontribut në mirëqenien qytetare. Për më tepër, Parku Kulturor “Ali Podrimja” çdo vit pret më shumë se 20 vullnetarë të rinj të cilën i japin jetë e gjallëri punës aktive gjatë muajve të verës. Ata mësojnë principet e punës dhe bëhen gati që në të ardhmen të jenë katalizatorë të iniciativave tjera të dobishme…. (shkrimin e plotë mundë ta gjeni në numrin më të ri të revistes Gjakovapress 128)