“Me qindra familje edhe sot në Gjakovë përjetojnë dhembjen e të pagjeturve. Çdo ditë përjetojnë ankthin e ndarjes. Ende janë në situatë të kërkimit të më të dashurve të tyre. Është përgjegjësi institucionale shtetërore, që më në fund t’i vihet pikë kësaj traume e cila po vazhdon që 14 vjet. Është borxh i institucioneve lokale dhe shtetërore që nevoja t këtyre familjeve të adresohen në mënyrë të plotë, pa rezervë me prioritetin më të lartë para të gjithë të tjerave, e më pastaj edhe familjeve të dëshmorëve, invalidëve, dhe veteranëve të UCK-së”, ka pohuar ai. I pari i PD-së, ka shtuar se partia që ai drejton, nuk do të ndalet asnjëherë së insistuari që në themelet e shtet-ndërtimit të vihen dhe theksohen vlerat etike dhe morale, duke konsideruar se një shtet nuk do të shkatërrohet ka zhvillimi i ultë ekonomik, e papunësia, por nga shkatërrimi i vlerave etike, morale, fetare dhe kombëtare.
Bahri Bokshi, kryetar i degës së PD-së në Gjakovë dhe njëherësh bartës i listës për asamblenë komunale, ka thënë para elektoratit gjakovarë se Partia e Drejtësisë i ka ofruar qytetarëve të komunës Gjakovës një listë të kandidatëve të veshur me vlera etike, morale dhe profesionale. Të guximshëm të paluhatshëm që të jenë zëri juaj në asamblenë komunale.ë këtë tubim elektoral, u prezantuan edhe 32 kandidatët për asamblenë komunale të Gjakovës. (kosova sot)