Gjakovapress

Përforcohet edhe LIBURNI

murteziKlubi gjakovar i futsallit “Liburni”, së fundmi është pëforcuar edhe me një futbollist të ri, i cili pritet t’i ndihmojë ekipit në fazen finale të  Play Offit. Bëhet fjalë për futbollistin Musë Murtezi me preardhje nga Presheva, i cili në Gjakovë vjen nga liga belge e futsallit, ku deri me tani është paraqitur me shumë sukses. Murtezi deri me tani ka luajtur për ekipin belg Inter Huy, njëri prej ekipeve më të suksesshme në Belgjikë. Ky është përforcimi i dytë pas ardhjes së Vokshit, ndërsa zyrtarët e klubit kanë paralajmëruar se ditëve në vazhdim në Gjakovë do të zbarkojë edhe një tjetër futbollist nga ligat evropiane të futsallit. Ndryshe, zyrtarët e klubit kanë bërë të ditur se Liburni synon qe edhe sivjet te luftoj deri ne fund per tu shpallur kampion per herë të tretë ne histori te klubit.

Exit mobile version