Site icon Gjakovapress

Përvjetori i Pavarësisë me këto veprimtari

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, qytetarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar. Për ta kujtuar këtë datë të rëndësishme dhe historike për popullin e Kosovës, çdo 17 Shkurt organizohen veprimtari të ndryshme përkujtuese, kulturore e sportive.  Edhe këtë vit, në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, institucionet shtetërore kanë planifikuar të  organizojnë një varg manifestimeshAto sipas agjendës zyrtare do të fillojnë me datën 17 shkurt me homazhe tek lapidari “Shokët e lirisë”  në qendër të qytetit në orën 11.00,  ndërkaq një gjysmë ore më pas do të vihet guri themeltar për ndërtimin e lapidarit Brigada 137 Gjakova e UCK-së në Çabrat. Pasdite në orën 18.00 përurohet salla e bibliotekës Teki Dervishi kurse në mbrëmje ne Pallatin e Kulturës Asim Vokshi mbahet koncerti festiv i përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Performon Zig Zag orkestra dhe Dren Abazi. 

Exit mobile version