Në këtë ndeshje, Vëllaznimi është përfaqësuar me Arlind Bytyqi, Alkit Shehu dhe Gembi Xërxa. Ndeshja ka zgjatur më shumë se dy orë dhe është vulosur me fitoren e Alkit Shehut ndaj Daniel Ramaj me rezultat 3:0. Kjo fitore e mbanë Vëllaznimin në pozitën e 4-të në tabelën klasifikuese me vetëm dy pikë më pak se vendi i parë.
Në javën e ardhshme, do të zhvillohen edhe tri ndeshjet e fundit kampionale me ç’rast përfundon kampionati ekipor për edicionin 2014.