Edhe këtë vit temë e radio reportazheve është trashëgimia e begatë kulturore e historike e këtyre trevave që vjen e dokumentuar me zërin specifik të radiove. Organizatorët tashmë e kanë shpallur konkursin për pjesëmarrje me kriteret adekuate, për një reportazh deri në 7 minuta, raport radiofonik deri në 2 minuta si dhe për spote publicitare me kohëzgjatje më së shumti 40 sekonda. Konkursi do të jetë i hapur deri më 23 nëntor, për ti dhënë kohë jurisë profesionale për përzgjedhjen e punimeve më të mira, të cilat ndahen në spektaklin e Radio Gjakovës , “Radiofest 12” që pritet të mbahet më 3 dhjetor të këtij viti.