Një aksion simbolik është mbajtur të dielën brenda Teatrit Hadi Shehu në Gjakovë, në shenjë solidarizimi me artistët në Shqipëri, të cilët po protestojnë kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar Shqiptar.
“Në shenjë solidariteti me përpjekjen gati 3 vjeçare te artisteve ndaj mos rrënimit te godinës historike të Teatrit Kombëtar -Tiranë, shprehim indinjatën tonë dhe kundërshtimin tonë për këtë veprim ndaj Teatrit e sidomos ndaj aksionit me dhunë ndaj artisteve dhe aktivisteve që ishin ne mbrojtje të Teatrit.”, ka thënë Edi Kastrati, drejtor I teatrit të qytetit Hadi Shehu në Gjakovë.