Me vitet, Hysniu, djaloshi nga Gjakova, gërsheton me sukses muzikën folklorike dhe atë popullore që janë të një trungu. Zëri melankolik dhe repertori i gjerë i këngëve e bënë atë që me shpejtësi të depërtoi mes adhuruesve të muzikës. Interpretimi i këngëve të bukura shqipe u bënë pjesë e adhuruesve të shumtë. Tash, është gjithnjë e më i kërkuar në tregjet muzikore të Kosovës dhe në mbrëmje muzikore gjithandej nëpër Evropë !
E veçon dëshira për bashkëpunim me këngëtarët tjerë. Ka bashkëpunuar me shumicën prej këngëtarëve të estradës dhe kompozitorëve shqiptar.
“Muzikën popullore e kam në shpirt dhe me tërë qenien i jam përkushtuar asaj. Kjo ka bërë që të më përcjellin sukseset, sidomos në mbrëmje muzikore dasma dhe ahengje të ndryshme” thotë Hysniu .
“Në ketë vit, pos mbrëmjeve të shumta muzikore nëpër Evropë por edhe nëpër dasmat tona në Kosovë, kam realizuar edhe një hit të ri. Fjala është për këngën me titull “Cakrrojmë gotat” që e interpretoi në duet me këngëtaren nga Shqipëria Mira Janji. Më gëzon fakti se kjo këngë që ka edhe videoklipin, po pëlqehet nga publiku”, tha për “Gjakovapress” këngëtari Hysni Kelemendi.
Edhe këtyre ditëve i është përkushtuar këngës. Po planifikon që të realizoi edhe një këngë të re, ndërsa edhe festat e Vitit të Ri do ta sjellin në ekranet televizive me program të ri.
“Për festat e fundvitit në bashkëpunim me TV21 kam realizuar programin muzikor prej 9 këngëve i cili pritet te transmetohet në mbrëmjet e ndërrimit të motmoteve”, përfundoi Kelemendi, duke premtuar këngë të reja dhe duke i falënderuar adhuruesit e vet, për mbështetjen që i japin në çdo prezantim të tij.